Dita Botërore e Sindromës Down, Manastirliu në Elbasan: Mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta nëpërmjet Fondit Social

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita Botërore e Sindromës Down, Manastirliu në Elbasan: Mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta nëpërmjet Fondit Social

Ministrja Manastirliu, ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga ‘Special Olympics Albania’ në Elbasan, në Ditën Botërore të Sindromës Down, ku shprehu angazhimin e qeverisë dhe strukturave vendore për shtrirjen e shërbimeve në territor për fëmijët me nevoja të veçanta.

 

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur tashmë prej vitit 2019 Fondin Social, i cili është një instrument që mbështet të gjitha bashkitë në ngritjen e shërbimeve sociale afër komunitetit.Ne përgjatë këtyre viteve, edhe në një kohë të vështirë sikurse ishte dhe është periudha e pandemisë Covid-19, kemi mbështetur 35 projekte të bashkive dhe qarqeve për ngritjen e shërbimeve sociale, 12 prej të cilave janë projekte që mbështesin direkt shërbimet për fëmijët dhe personat në tërësi me aftësi ndryshe”, tha Manastirliu.

 

Advertisement

E pyetur nga gazetarët në lidhje me paktën e Rezistencës Sociale, Manastirliu tha:

 

“Paketa e Rezistencës Sociale vjen si një mbështetje për të gjithë shtresat në nevojë dhe janë më shumë se 540 mijë qytetarë në tërësi që përfitojnë nga Paketa e Rezistencës Sociale, përfshirë këtu të gjithë përfituesit e programeve tona të ndihmës ekonomike që janë më shumë se 68 mijë familje si dhe të gjithë personat që përfitojnë nga skema e mbrojtjes sociale”, tha Manastirliu.

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, Manastirliu ka bërë një bilanc të shërbimeve dhe mbështetjes për personat me aftësi të veçanta. MSHMS, nëpërmjet politikave të saj, ka zgjeruar hartën dhe tipologjinë e shërbimeve, nëpërmjet një procesi të detajuar të planifikimit duke synuar mbulimin në kohë dhe me cilësi të shërbimeve pranë fëmijëve të Sindromës Down dhe kujdestarëve të tyre.

Advertisement

Për fëmijët me Sindrom Down ofrohet shërbim edhe në Qendrat e Zhvillimit, 6 qendra rezidenciale dhe 3 ditore. Ndërkohë, Nëpërmjet Fondit Social, MSHMS mbështet bashkitë për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale në territor.

Gjithashtu, janë ngritur dhe funksionojnë 10 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor në nivel kombëtar, të cilat ofrojnë shërbime multidisiplinare për personat me çrregullime të shëndetit mendor. Në katër nga këto qendra tashmë ofrohet shërbim për fëmijët dhe adoleshentët ekipe të specializuara multidisiplinare (mjek psikiater per femijet dhe adoleshentët, psikolog, logopedist, terapist, infermierë) në të cilat trajtohen dhe problematikat e lidhura me shëndetin mendor të fëmijëve me Sindromen Down.

 

Nëpërmjet programit të Mbrojtjes Sociale, MSHMS garanton pagesën direkte për personat me sindromën down dhe kujdestarët e tyre, sipas vlerësimit të ri bio-psiko-social, i cili është shtrirë në 3 qarqe dhe pritet të shtrihet në të gjithë vendin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy