
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri thirrje për liri të shprehjes.
Ajo tha se në demokraci janë të rëndësishme mediat e pavarura dhe informacionet e sakta.
Advertisement
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, SHBA rikonfirmon mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve të medias në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta, të siguruara nga media të pavarura.”