Nga Enkelejda Mema

Katërshja e Partisë Socialiste dhe “Rithemelimit” u rikthyen në tryezën e “zgjedhores” pas një pushimi të gjatë.

Bërja e votës së diasporës ishte një nga çështjet e folura por ende pa një dakordësi. Dhe për këtë çështje të mërkurën në grupin politik për reformën zgjedhore është thirrur komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Nga ai është paralajmëruar një dështim i dytë i votimit të diasporës nga aty ku jeton nëse politika nuk përgatit gjithë kuadrin ligjor brenda verës së 2024-ës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në propozimin e saj qeveria kërkon që diaspora të votojë me postë dhe vullneti politik i saj të llogaritet për qarkun ku banonin para se të emigronin.

Nga PD-ja e Sali Berishës kërkohet që procedurat e regjistrmit të shqiptarëve që kërkojnë të votojnë nga aty ku jetojnë të lehtësohen dhe të ofrojnë gjithë garancitë e mosndërhyrjes nga partia në pushtet.

Vota e diasporës është një premtim 11 vjeçar i Partisë Socialiste. Pas dështimit në parlamentaret e 2021, Gjykata Kushtetuese urdhëroi parlamentin që të përmbushë këtë detyrim të parashikuar në kodin zgjedhor.

Deri më tani nga politika nuk është hedhur asnjë hap. Dështimi i dytë mund të vendoset në fundin e qershorit si afati i fundit i përcaktuar nga grupi politik për të propozuar ndryshime në kodin zgjedhor./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";