Diskutimet- Hetimet për Inceneratorët/ Komisioni Parlamentar pyet sot 3 administratorët e 3 kompanive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Diskutimet- Hetimet për Inceneratorët/ Komisioni Parlamentar pyet sot 3 administratorët e 3 kompanive

Komisioni Hetimor për Inceneratorët është mbledhur sot dhe ka thirrur për të dëshmuar tre administratorë të inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe të Elbasanit.

 

Seanca me pyetjet po zhvillohet me për Ariola Kodra – Administratore e Integrated Energy BV SPV;  Faraudin Arapi – Administrator e Inceneratorit “Albtek  Energy”; Loren Duzha – Administrator i Inceneratorit  “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”

 

Advertisement

Pyetur nga kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku nëse ka pasur njohje me kryeministrin Edi Rama apo ministrin Damian Gjiknuri, Kodra tha se i njeh vetëm si politikanë dhe nuk ka pasur asnjëherë kontakt me ta, as ajo as familjarët e saj.

 

PJESË NGA DËSHMIA

Pëllumbi: Pjesa që ka të bëjë me privat me privat, nuk ka të bëjë me hetimin.

Advertisement

 

Shalsi: Doja që t’i drejtoheshim në mënyrë etike. Mu duk se hera herësh u hakërryet.

 

Këlliçi: Koncensionari ka kërkuar financim përmes dy kontratave. Kjo është e dokumetnaur dhe në raportin e KLSH. Nuk është aq detaj teknik sa e përmendët.

Advertisement

 

Pëllumbi: Ne jemi komision hetimor. Se si ndërron plani i biznesit të një kompanie është çështje e tij.

 

Tabaku: Kompania deklaron se nuk do të ketë nevojë për kredi dhe do të kryejë investimin me kapitalin e saj. A është i pnëuar shtetasi Alqi Edmod Bllako? Çfarë pagesash ka marrë?

Advertisement

 

Administratorja: Ka qenë punonjës i Kompanisë Integrated Energy BV, por nuk është më. Ka qenë i punësuar para periudhës së administrimit tim.

 

Tabaku: Kur keni nisur?

Advertisement

 

Administratorja: Në 15/3/2019. Më parë ka qenë i punësuar zotëria.

 

Tabaku: Sa ka qenë paga e tij?

Advertisement

Pëllumbi: Se çfarë pozicioni ka pasur ai, është tagër i këtij komisioni dhe se sa i paguan ai.

Tabaku: A njiheni ju me shtetasit Edi Rama? Damian Gjiknuri? Engjëll Agaçi?
Administratorja: Këta zotërinj që përmendët i njoh si politikanë të Republikës së Shqipërisë.

Tabaku: Kur është nënshkruar kontrata?

 

Advertisement

Administratorja: Kontrata ka qenë për një afat 30-vjeçar dhe është lidhur me Ministrinë e Financave.

 

Tabaku: Sa ka qenë afati i përfundimi i punimeve?

 

Advertisement

Administratorja: Punimet kanë një afat nga momenti i zbardhjes së lejeve të ndërtimit. Leja e ndërtimit është zbardhur në nëntor të 2020-ës Dhe për 6 vite përfundon ndërtimi i tërësisë së veprave.

Çupi: Nga 2017 deri në 2020 nuk keni pasur asnjë marrëdhënie koncensionare me autoritetet publike?

Administratorja: Marrëdhënien kontraktuale, që është parashikuar në kontratën e koncensionit. Ne kemi nisur punimet të pajisur me një deklaratë paraprake nga Bashkia e Tiranës. Të gjendur në kushte të vështira ku ndodhej venddepozitimi i Sharrës, nisëm menjëherë rehabilitimin e zonës. Në 2020 është zbardhur leja e ndërtimit. Është dhënë një vendim për miratim në maj ku kemi pasur një dispozicion një deklaratë paraprake nga bashkia. Deklarata është marrë në dhjetor 2017.

 

Advertisement

Çupi: Nga kush është nënshkruar deklarata?
Administratorja: Është nxjerrë nga Bashkia e Tiranës.

 

Çupi: Sa është fondi që keni marrë nga 2017-ta deri në 2020 dhe më pas këtij viti?

 

Advertisement

Administratorja:Shoqëria koncensionare nuk merr fonde, por tarifën e shërbimit për punën që ofron. Nuk kemi marrë asnjë fond nga buxheti i shtetit për investimet për objektin e kontratës së koncesionit.

 

Çupi: Çfarë marrëdhënie ka shoqëria juaj me pasurinë ku është zbatuar kontrata, me truallin?

 

Advertisement

Administratorja: Zona ku zhvillohet projekti i shoqërisë koncensionare është vendosur në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës. Është pasuri private dhe pasuri publike.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy