Lezha është përfshirë nga zjarret. Flakët kanë nisur në zonën e Tales dhe janë shpërndarë me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë që karakterizon zonën.
Në zonë ndodhen edhe disa banesa, jo shumë larg vatrës së zjarrit. Nuk dihen ende shkaqet, por dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë.
Advertisement
Po ashtu, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në lagjen “gurra” të Lezhës, ku forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë për të vënë nën kontroll të situatën.