Një person u plagos në një aksident në Korçë këtë të premte.
Aksidenti, raporton Vizion Plus, ndodhi në afërsi të tregut të biçikletave të qytetit juglindor, ku një makinë u përplas me një motor.
Advertisement
Si pasojë e goditjes, u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit drejtuesi i motorit.
Ndërkohë është shoqëruar në polici shoferi i makinës i cili po merret në pyetje me qëllim zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Advertisement
Edhe në autostradën Fier-Lushnje, tre makina u përplasën me njëra-tjetrën. Shkak dyshohet se u bë shpejtësia e lartë, ndërsa u bllokua për disa minuta dhe qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor.