Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Aureljo Dervishi u vra me thikë pas një sherri me katër persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar në polici.

Frensis Shehu, 20 vjeç, dy 16-vjeçarë dhe një 15 vjeçar u kapën në Farkë.

Rezulton se njëri prej 3 të miturve është autori i vrasjes së 18-vjeçarit Aureljo Dervishi.

Policia tashmë e ka sqaruar dinamikën e ngjarjes, ndërsa vetë i mituri ka pranuar se ka pasur thikë me vete.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezulton se Aureljo Dervishi ishte lidhur pak kohë me parë më vajzën që u bë shkak i konflikti që i mori jetën, e cila ndërkohë më herët ka pasur marrëdhënie sentimentale me njërin prej 4 djemve që lëviznin me makinën “Volkswagen Tiguan”.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se është çështje orësh që të katërve t’u pritet fletë arresti./vizionplus.tv