Një 60-vjeçar u gjet i djegur sot në një nga dhomat e hotelit të tij në Divjakë.
Viktima është Llambri Marku, ndërsa dyshohet se ngjarja ishte aksidentale.
Advertisement
60-vjeçari, sipas grupit hetimor, ndodhej i vetëm në papafigo duke konsumuar alkool. Por gjatë kësaj kohe atë e ka zënë gjumi dhe cigarja i ka rënë në dyshek.
Për pasojë, pronari u asfiksua nga tymi e më pas u dogj. Policia u njoftua nga të afërmit e viktimës, pasi familjari i tyre nuk po u përgjigjej në telefon.
Advertisement