Një automjet është shkrumbuar mëngjesin e kësaj të premteje në Velipojë. Policia njofton se automjeti tip “Volkswagen”, është përfshirë nga flakët dhe është djegur në pjesën e përparme.

 

Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër.  Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.