Një automjet është shkrumbuar mëngjesin e kësaj të premteje në Velipojë. Policia njofton se automjeti tip “Volkswagen”, është përfshirë nga flakët dhe është djegur në pjesën e përparme.
Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Advertisement
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.