Digjen sipërfaqe të mëdha me pemë e bimësi në Korçë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjen sipërfaqe të mëdha me pemë e bimësi në Korçë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr i madh ka përfshirë sipërfaqe të tëra pyjore me pishë, dëllinjë e sipërfaqe të tjera që përdoren nga blegëtoret vendas si kullotë në fshatin Zeren të njësisë administrative Moglicë, në Korçë.

Terreni malor e bën të vështirë izolimin e flakëve që po përhapen me shpejtësi të ndihmuara edhe nga temperaturat shumë të larta.

Janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq, ndërmarrjes së Shërbimeve të kësaj bashkie, të asaj pyjore, punojës të njësive administrative Gorë e Moglice si dhe banorë të zonës, ndërkohë që pritet edhe shërbimi zjarrfikes nga Bashkia e Gramshit.

Nga flakët deri tani janë djegur sipërfaqe jo të vogla dhe zjarri mendohet të ketë qënë i qëllimshëm. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy