Shtatë hektarë me pisha e shkurre u shkrumbuan në kodrat e fshatit Mjeshovë në Berat.

 

Zjarri ra një ditë më parë, ndërsa u vu nën kontroll orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht terrenit të vështirë,  forcat zjarrfikëse arritën të neutralizonin flakët me mjete rrethanore.

 

Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm nga banorë të zonës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë në bashkinë Finiq, forcat zjarrfikëse po vazhdojnë betejën me flakët në fshatin Aliko. Deri më tani flakët kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre, ndërsa u rrezikuan dhe disa banesa.

 

Flakët të ndihmuara dhe nga era e fortë po avancojnë me shpejtësi drejt fshatit Rahullë. Ndërkohë autoritetet lokale e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të mungesës së rrugëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj u dogj edhe në Patos. Flakët ranë pranë një pusi nafte, por u vunë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

 

Ndërkohë në veri zjarret dhe pse me intensitet të ulët vazhdojnë të shkrumbojnë qindra hektarë me pyje, pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme nga ajri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";