Digjen 30 hektarë me bimësi në Berat, era favorizon flakët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjen 30 hektarë me bimësi në Berat, era favorizon flakët

Një vatër zjarri është përhapur në lagjen “Uznovë” në Berat, ku si pasojë janë përfshirë nga flakët ish Plantacionet me fiq dhe ullinj

Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave, por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë zonën që njihet si “blloku i fiqve”.Flakët e zjarrit kanë përparuar me shpejtësi drejt tre kodrave mes fshatrave Duhanas e Mimias, ndërkohë që falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse zjarri u shmang të përparonte drejt banesave të zonës.

Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur ndërhyrjen me mjete drejt kodrës mbi “bllokun e fiqve”, për shkak të terrenit të thepisur dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit. Prej disa orësh zjarrëfikësit janë duke luftuar me flakët por ka ende shumë vatra aktive.

Advertisement

Deri tani, parashikohet se është djegur një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre,ferra e barishte si dhe disa pemë ullinj e fiq, por ende nuk ka një përllogaritje të saktë pasi zjarri vijon ende./vizionplus.tv

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy