Rrymat e ngrohta dhe të qendrueshme, do të jenë prezente edhe këtë të mërkurë.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare si dhe mjegull e mjegullinë në orët e para të mëngjesit në lugina.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 6 deri 23°C
në zona e ulëta 10 deri 28°C në zona bregdetare 12 deri 27°C