Arrestohet nga policia në Dibër një 37-vjeçar në Dibër për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga polici e Dibrës, ky shtetas po dërgonte gruan e tij në spital, pasi ajo kishte pirë helm si pasojë e dhunës fizike që 37-vjecari kishte ushtruar ndaj saj.
Gjatë rrugës cifti i bashkëshorteve kanë pësuar aksident pasi burri me iniciale B.R., që drejtonte makinën ishte në gjëndje të dehur.
Bashkëshorti dhunues është prangosur pas aksidentit.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit B.R., 37 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.”, njofton policia
Advertisement