Brenda një viti politikës i duhet të përgatisë të gjithë bazën ligjore që diaspora të votojë nga aty ku jeton në parlamentaret e 2025-ës.
Gjykatës Kushtetuese në përfundim të padisë nga grupimi “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” e gjeti të drejtë pretendimin se në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 e drejta e tyre për të votuar iu mohua.
BLEDAR MILAQI
LEVIZJA “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”
Vendimi i Gjykatës Kushteteuese konstaton që ka një boshllëk ligjor dhe i drejtohet partive politike, për elementët teknikë dhe ligjorë që duhet të rregullohen sesi do të votojë diaspora, sesi do të rregjistrohet, sesi do të zhvillohet numërimi.
AdvertisementMARASH LOGU
PERFAQESUES LIGJOR I “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”
Ka një mungesë të akteve nënligjore të cilat e mundësojnë në praktikë realizimin e kësaj të drejte, por më shumë sesa kaq, kjo kërkon një infrastrukturë të caktuar, një infrastrukturë që kërkon buxhetim, vullnet politik dhe sigurisht edhe përgjegjshmëri. Në qoftëse deri më sot buxheti për zgjedhjet ka qenë i një mase të caktuar, mundësimi i votës së emigrantëve kërkon edhe një buxhet më të madh.
Mundësimi i votës së diasporës është një nga çështjet e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, por që ky i fundit jo vetëm nuk po mblidhet por as ka nisur diskutimet për ndryshime të mundshme në kodin elektoral. Llogaritja dhe mënyra e votimit nga jashtë janë dy vendimet që do të “nxehin” partitë politike.
Vetë diaspora është kundër krijimit të një zone të posaçme zgjedhore për ta.
BLEDAR MILAQI
LEVIZJA “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”
Bëhet fjalë për votues që arrijnë deri në 1.4 milionë shqiptarë me të drejtë vote jashtë Shqipërisë. Do të ishte jo e drejtë që e gjithë kjo masë votuesish të reduktohet në një zonë administrative. Unë vij nga Durrësi dhe do të ishte logjike që vota ime të lexohet aty.
Vota e diasporës është një e drejtë që njihet në shumë vende. Për fqinjët tanë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ajo është realitet prej vitesh.
MARASH LOGU
PERFAQESUES LIGJOR I “DIASPORA PER SHQIPERINE E LIRE”
AdvertisementPër sa i përket zërave të cilët mendojnë se emigrantëve nuk duhet tua garantojmë këtë të drejtë, mendoj se gabohen totalisht dhe mohojnë rolin dhe impaktin që ata kanë në ekonomi dhe në shoqërinë shqiptare. Po të shikoni edhe të dhënat, pavarësisht periudhës së krizës remitancat që kanë sjellë për familjet e tyre janë rritur.