Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës thotë se Rusia gjithmonë është përpjekur që ta pengojë arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, andaj vlerëson se deklaratat e fundit nga Moska zyrtare kundër Kosovës nuk “janë për t’u habitur”.

Ky reagim i MPJD-së vjen pasi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 26 shkurt në Twitter se “çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturin normalizim përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për të vendosur një afat kohor arbitrar është shkatërrues”.

“Është e rëndësishme që të koordinohet një plan i zbatueshëm, i cili po ashtu do të pranohej nga publiku”, ka deklaruar Zahkharova, në deklaratën e postuar në faqen e MPJ-së ruse në Twitter, deklaratë e cila është shoqëruar me një fotografi ku shkruan “Kosova është Serbi”.

MPJD thotë se Rusia, me veprime të ndryshme ka tentuar ta prish paqen në rajon dhe të imponojë ndikimin rus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ndërtimi i një baze ‘humanitare’ në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsorizuar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të OKB-së në Kosovë, sponsorizimet ruse për të prodhuar ‘fake news’ në Kosovë dhe rajon, angazhime serioze të diplomacisë ruse për të kushtëzuar shtete dhe udhëheqës të caktuar për të ‘tërhequr njohjen e Kosovës’, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon. Në këtë mënyrë Rusia synon të rrënojë ndikimin perëndimor dhe ta imponojë atë rus”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Kosova, sipas MPJD-së, ka konsensus të gjerë sa i përket përkushtimit për dialogun me Serbinë dhe sipas këtij institucioni ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011.

Pas një pauze 20-mujore, dialogu rinisi korrikun e vitit të kaluar. Raundi i fundit i bisedimeve në nivel të lartë politikë është mbajtur shtatorin e kaluar. BE-ja ka thënë se nuk do të ketë raunde të reja të bisedimeve, derisa në Prishtinë të konstituohen institucionet e reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";