Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk shqetësohem për Kurtin, por për presionin e ndërkombëtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk shqetësohem për Kurtin, por për presionin e ndërkombëtarëve

Nuk shqetësohem për deklaratat e Albin Kurtit, por për presionin e perëndimorëve, u shpreh kështu presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç për TV Happy.

Duke komentuar dialogun e ardhshëm dhe faktin që Kurti tha se nuk është prioritet për të, Vuçiç u shpreh se Kurti do të ulet në tryezë dhe do ta bëjë punën e tij, duke theksuar se nuk i dihet ende nëse do të arrihet diçka.

“Kurti nuk është as Hegel, as Ajnshtajn, as Spinoza apo Leibniz për ta komentuar aq shumë. Ai do të vijë ta bëjë punën e tij, për të thënë se serbët janë kriminelë, horra, se ai dëshiron njohjen… Unë do të vij të them se çfarë është politika jonë dhe kaq.”

Duke folur për “non-paper”-at, ai thotë se Kosova është e pavarur në secilën prej tyre.

Advertisement

I pyetur për lidhjet me Gjermaninë ai është shprehur se mosmarrëveshja e vetme midis Serbisë dhe Gjermanisë ka të bëjë me Kosovën.

“Ata nuk i lënë aleatët e tyre, kështu që ata ishin të parët që ndihmuan kroatët në vitet 1990, serbët nuk ishin aleatët e tyre. Ne duhet ta ndryshojmë këtë dhe të bëhemi aleatë. Nuk do të jetë e lehtë. Por ne duhet të bëhemi aleatë si të amerikanëve ashtu edhe të gjermanëve”, tha Vuçiç. Ai shtoi se ka vetëm fjalë të mira për kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Presidenti serb shtoi se kulmi i presionit mbi Serbinë pritet në tetor dhe nëntor kur të mbahen edhe zgjedhjet në Gjermani.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy