Aleksandar Vuçiç deklaroi këtë të enjte se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi një konflikt mund të eskalojë papritur, njësoj siç ka ndodhur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar që Bashkimi Evropian dhe NATO t’iu përgjigjen kërcënimeve për luftë të dhunshme, të bëra nga Vuçiç.

“Pres që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja t’u përgjigjen kërcënimeve për luftë të dhunshme, të bëra nga Vuçiç”, tha Osmani.

Vuçiç theksoi se në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, një konflikt i ngjashëm sikurse Nagorno-Karabak mund të ndodhte mes dy vendeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është e rëndësishme t’ju them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment”, deklaroi ai.