Di Maio: Ballkani Perëndimor në BE një përparësi e Italisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Di Maio: Ballkani Perëndimor në BE një përparësi e Italisë

Përparimi i perspektivës së Bashkimi Europian i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor përfaqëson për Italinë një investim prioritar gjeostrategjik, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në Podgoricë.

Shefi i politikës italiane e bëri këtë deklaratë pas takimit me homologun e Malit të Zi, Gjorgje Raduloviç.

“Gjatë takimit ne përsëritëm se si rruga e ndjekur nga Mali i Zi në vitet e fundit është një histori suksesi, me hyrjen historike në NATO, që Italia ka mbështetur fuqimisht, po ashtu dhe me hapjen e të gjithëve kapitujve në negociatat e pranimit në BE”, theksoi Di Maio.

”Është e nevojshme të vazhdohet kjo rrugë”, shtoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy