Dhunuan me sende të forta 42-vjeçarin në Palasë, shpallen në kërkim dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët ditën e djeshme kanë dhunuar me sende të forta një 42-vjeçar në Palasë.

“Sipas njoftimit të policisë, në kërkim është shpallur shtetasi Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç”, njoftojnë blutë.

Gjithashtu në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.

Advertisement

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy