Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
Një 30 vjeçar u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij, dhe i kanosi ato me mjet thikë.
Pas kallëzimit të marrë nga shtetasja Z. T., se vëllai i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve, si dhe i kishte kanosur ato me mjet prerës (thikë) forcat blu arrestuan shtetasin A. Ll.
Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy motrave dhe babait të tyre, dhe i ka kanosur dhe kërcënuar ato me mjet prerës thikë.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.