Një 48-vjeçar është vënë në pranga, pasi ushtronte vazhdimisht dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Kjo e fundit, si pasojë e dhunës është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.
48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj saj, kishte paguar një person nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.
Advertisement
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.