Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra një punonjës policie në Lushnje. Ky vendim ka ardhur pasi ka dhunuar qytetarin, Amarildo Hoxha.
SHÇBA njofton se polici B.SH., është pezulluar për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitrare”.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi pak ditë më parë në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, Lushnje. Amarildo Hoxha, tregtar në këtë zonë, tregoi për mediat dhunën brutale që punonjës të policisë kishin ushtruar ndaj tij.
Pezullohet punonjësi i Policisë Lushnje për veprime arbitrare
AdvertisementSHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, më datë 28.10.2021 ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë në Komisariatin e Policisë Lushnje, Inspektor B.SH.
Hetimi në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, pas ankesës së shtetasit A.H., i cili ka deklaruar se është dhunuar nga punonjës policie në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, Lushnje.
Hetimet po vijojnë.