Dhunoi dhe kërcënoi prindërit, vihet në pranga 29-vjeçari në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhunoi dhe kërcënoi prindërit, vihet në pranga 29-vjeçari në Fier

Dy raste të dhunës në familja janë konstatuar nga policia e Fierit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar dhe kërcënuar prindërit e tij.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. S., 29 vjeç, banues në Kashishtë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata me fjalë”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

 

Ndërkohë, dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.

 

“Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. LL., 56 vjeç dhe A. Ll., 41 vjeç (vëllezër), banues në Shën Pjetër, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie”, njofton policia.

Advertisement

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy