Dhunohet një mësues i edukimit fizik në Tepelenë. Kleanth Laçi 59 vjeç është dhunuar nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Tepelenës kur arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytrtit, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar në rrethana ende të pasqaruara.
Familjarët e arsimtarit tepelenas, kanë njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas informacioneve të para, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur të sqarojnë një bisedë me të dhe më pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare.
Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesëën abdominale. Mësohet se gjendja fizike e arsimtarit është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorëve të dhunës ndaj mësuesit të edukimit fizik.