Një gazetar është dhunuar mesditën e kësaj të diele në Kamëz.
Policia në njoftim për media, bën me dije se një person ende i paidentifikuar e ka goditur me grushte gazetarin dhe më pas është larguar.
Pas marrjes së kallëzimit nga ky i fundit, blutë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Kamzë/Informacion paraprak
AdvertisementMë datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën “Bavaria”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
AdvertisementGrupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.