Tre persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar me grushte Sokol Mëngjesin, një nga avokatët e Sali Berishës.
Mëngjesi ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-bllokut. Policia ka nisur hetimet.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Shtetit e cila njofton se ka nisur punën për identifikimin e autorëve.
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve./vizionplus.tv