Gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lakatari e sheh dhunën seksuale si emergjncë kombëtare. Në studion e “Qou Vdis” Lakatari theksoi se shteti duhet të ndërhyjë në mënyrë imediate.
“Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është më alarmante sepse nuk arrijnë ta kuptojnë dhe pasojat mbi ta janë të tmerrshme. Dhunën seksuale e shoh si emergjencë kombëtare. Shteti duhet të ndërhyjë në mënyrë imediate”, nënvizoi Lakatari.
Mes të tjerash ajo u ndal edhe tek mungesa e strukturave për rikuperimin e të rriturve dhe të fëmijëve.
“Nuk kemi as struktura për të rekupueruar as të rritur as fëmijët, janë vetëm OJQ që bashkëpunojnë me instituionet qendrore. Gjithësej në Shqipëri janë 200 punonjës, mbrojtës për fëmijët dhe nuk e dimë se sa profesionistë janë atë”, tha Lakatari.