
Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Durrësit, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht nënën e tij. Policia njofton se gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tij u gjet edhe një thikë.
Gjithashtu, një 29-vjeçar në Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e vëllait të tij, një celular dhe një shumë parash dhe është vënë në pranga.
Advertisement
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.