Policia e Fierit ka vënë në pranga dy vëllezër për dhunë në familje në Patos.
Dy vëllezërit 21 dhe 25 vjeç janë konfliktuar me njëri tjetrin duke ushtruar dhunë.
Policia njofton se vëllezërit kanë goditur njëri-tjetrin me sende të për motive të dobëta
Advertisement
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit F. B., 25 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, banues në Patos (vëllezër), pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.
Advertisement