Tre protestues janë arrestuar nga policia për aktet e dhunës së një dite më parë në protestën e zhvilluar para godinës së bashkisë së Tiranës.
Ditën e djeshme jë grup qytetarësh u mblodhën para bashkisë së Tiranës, për të protestuar lidhur me dosjen “5D”.
Protesta e thirrur nga opozita eskaloi në dhunë. Në bashki u dëgjuan shpërthime, pasi disa protestues hodhën molotov para bashkisë.
Protesuesit u përplasën edhe me efektivët e policisë, të cilët kishin krijuar një kordon rreth e qarkë godinës së bashkisë.
Advertisement
Lidhur me dhunën reaguan edhe delegacioni i BE në Shqipëri dhe ambasada amerikane, të cilat thanë se akte të tilla nuk kanë vend në demokraci. /vizionplus.tv