Pasi mjekësia ligjore në aktin e riekspertimit e konsideroi dhunën mizore ndaj dy vëllezërve Bilbil dhe Jashar Maja, si plagosje të lehtë, prokuroria ka kërkuar një ekspertim të dytë.
Ndonëse Bilbil dhe Jashar Maja, kanë folur për kamerat duke treguar se vijojnë ende të kenë probleme për shkak të fakturave, ekspertët ligjorë e klasifikuan dhunën si plagosje të lehtë.
Në ngjarjen e 6 korrikut i përfshirë ishte djali i deputetit, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, Xhelal, Flamur, Klajdi e Përparim Rraja bashkë me edison metën, të cilët ende janë në kërkim.
Të arrestuar ndërkohë janë vetëm tre persona.
Ndryshimi i akuzës sjell automatikisht një marzh më të ulët të dënimit, pasi nëse do të dënoheshin për akuzën fillestare, atë të plagosjes së rëndë me dashje të përfshirët në krim rrezikonin nga 3 deri në 13 vjet heqje lirie, ndërsa plagosja e lehtë me dashje, dukshëm ka një dënim shumë më të ulët, me gjobë deri në 2 vjet burg.