Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije se tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra pasi nuk kanë kryer veprimet e duhura ligjore,  lidhur me rastin e dhunës në një kopsht privat në Tiranë.

Punonjësit e Policisë të pezulluar nga detyra janë:   

 

1. Komisar Rustem Dervishi, me detyrë Zv/Shef i Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë;

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

2. Nënkomisar Ylli Çako, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve;

 

3. Nënkomisar Ergys Brahimaj, me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e
Krimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nga verifikimet paraprake të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka rezultuar se strukturat hetimore kanë kryer veprime procedurale dhe materialet i kanë referuar në Prokurori për vlerësim brenda afatit që përcakton ligji, por  është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.

 

Këqyrja e pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e kopshtit është bërë pas transmetimit në media, dhe materialet shtesë janë dërguar në Prokurori, më datë 06.11.2023.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Njëkohësisht ka nisur procedimi në gjendje të lirë, pas konsultimit me prokurorin, për shtetasen M. D., me detyrë kujdestare në këtë kopsht, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve”.