Drejtori i OSHEE në Lezhë, Edmir Perndreca, është dhunuar mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se konflikti që ka degraduar në dhunë ka nisur për makinën.
Perndreca, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e punës është goditur nga pas nga një makinë tjetër.
Pas konflikti mes shoferëve, kanë ndërhyrë pasagjerët e mjetit tjetër dhe kanë dhunuar drejtorin e OSHEE.
Lezhë / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.
AdvertisementShtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
AdvertisementStrukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.