Mjekësia ligjore ka kryer aktin e ekspertimit të vajzës 3-vjeçare që theu këmbën në kopshtin privat, si pasojë e dhunës së edukatores. Vetëm pasi lajmi u bë publik në media, organet kryen ekspertizën për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe dëmin fizik të shkaktuar ndaj të miturës.
Ekspertimi është kryer më datë 8 nëntor dhe është dërguar në Prokurorinë e Tiranës.
Advertisement
Kopshti rezulton pa licence për kryerjen e aktivitetit, ndaj uniformat blu kanë vënë në pranga pronarin.