Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për edukatoren, Majlinda Dehima, që shfaqet duke dhunuar 3-vjeçaren. Ngjarja u regjistrua në kopshtin privat “4 Stinët”, ku edukatorja ushtron dhunë ndaj të miturës. Si pasojë, kjo e fundit theu këmbën.

 

Përmes avokatit Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie. Dehima ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën e mitur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk e kam prekur me dorë. Kërkoj ndjesë për cfarë ka ndodhur, por nuk e kam kuptuar që mitura e ka thyer këmbën”.

 

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, teksa kopshti nuk ishte i licensuar. Si pasojë, procedim penal është nisur edhe për pronarin e kopshtit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";