Nën temperaturat ekstreme të ditës së sotme dhjetra automjete kanë mbetur bllokuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.

Qytetarët e bllokuar aty raportojnë se situata është problematike pasi mes të bllokuarve ka edhe fëmijë e të sëmurë.

I bllokuar ka mbetur edhe një kortezh mortor i cili po lëviz në drejtim të Qarkut Dibër.

Shkak për këtë bëhen punimet për rivitalizimin e skarpatës së rrugës ku mjetet e firmës shembin inerte që përfundojnë në asfalt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë që pak ditë më parë një automjet u godit nga masivi i gurëve teksa po lëvizte në drejtim të Tiranës.