Policia e Shtetit beri te ditur se në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e te shtunes në afërsi të rrethimit të Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve te huaj:
-M. Z., 24 vjeç, S. T., 33 vjeçe, të dy shtetas rus dhe F. A., 25 vjeç, shtetas ukrainas, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, pajisje kompjuterike laptop, dronë, aparate celulare dhe sende të tjera të cilat do të ekzaminohen, rezultatet e të cilave do të jenë pjesë e hetimit.
Shtetasit rus qe jane arrestuar, hodhen lense kimike drejt dy ushtareve shqiptare qe po benin roje ne Uzine.
Fatmiresisht ushtaret tane jane jashte rrezikut.