
Një sherr Brenda familjes coi në plagosjen e dy personave në Vlorë mbrëmjen e kësaj të diele.
Xhevdet Braushi, 62 vjeç dhe djali i tij Albion Braushi, 30 vjeç, janë plagosur pas një sherri me thika me dhëndrin e tyre me iniciale R.K.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Çole”.
Advertisement
Mësohet se Xhevdet Braushi është jashtë rrezikut për jetën ndërsa djali i tij ndodhet në gjendje kritike.
Dy të plagosurit janë gjetur në trotuar nga banorët e zonës para se të dërgoheshin në në spital.
Advertisement
Autori I ngjarjes, shtetasi me iniciale R.K është shpallur në kërkim.