Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy arkitektë. Ata akuzohen se kanë marrë leje ndërtimi, duke aplikuar me të dhëna të rreme. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se kordinatat e vendndodhjes së objektit, të dhëna nga arkitektët, janë të ndryshme nga ato që kanë rezultuar gjatë kërkimeve në terren.
Ata akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestro preventive mbi objektet e ndërtuara nga lejet e marra.
Advertisement