Një viktimë dhe dy të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në Tropojë.

Ajo çka dihet deri më tani nga policia është se autori që është identifikuar si Saimir Sadiku 40 vjeç ka pasur një konflikt të çastit në një lokal në Fierzë me viktimën, 24-vjeçari Adrian Pepkolaj, vëllain e tij Valentin Pepkolaj dhe Shkëlzen Kukën. Këta dy të fundit kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Por si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë. 24-vjeçari, pasi mori disa goditje me thikë, u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Por për shkak të plagëve të mëdha, ai nuk arriti të mbijetonte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa vëllai i viktimës Valentin Pepkolaj dhe 40-vjeçari Shkëlzen Kuka, vijojnë të jenë në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Çfarë dihet deri më tani

Sipas policisë, autori Saimir Sadiku është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë që në pranga janë vënë deri më tani 5 persona, të cilët nuk kallëzuan krimin në polici.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më konkretisht, në pranga janë vënë:

Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”./vizionplus.tv