Detaje të reja kanë dalë pas arrestimit të Viola Sterjos.
39-vjeçarja në momentin e arrestimit mbante detyrën si drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës por e ka marrë këtë detyrë vetëm një muaj më parë.
Advertisement
Vepra penale në fakt nuk ka lidhje me këtë pozicion pasi është kryer në kohën kur Sterjo mbante detyrën e drejtoreshës së shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, gjatë periudhës mars-nëntor 2020.
Advertisement
Gjatë kësaj kohe, kjo shtetase ka përfituar shuma financiare në qytetin e Korçës duke i premtuar qytetarëve të ndryshëm e bizneseve se do të ndikonte tek institucionet publike në mënyrë që ata të fitonin fonde shtetërore, konkretisht fonde të AZHBR.