Policia ka nxjerrë detaje nga plagosja me thikë në Shkodër.
Blutë bëjnë me dije se autori i plagosjes së trefishtë është një 18-vjeçar.
Advertisement
Ai ka qëlluar bashkëmoshatarët e tij, të cilët janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon kontrollet për kapjen e 18-vjeçarit.
Advertisement
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.
AdvertisementShërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.
Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Advertisement