Dalin te tjera detaje nga vrasja e Gramoz Memës mbrëmjen e të dielës në Ksamil.

 

40 vjecariu qëllua me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar para  banesës së tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ndërroi jetë rrugës për në spital pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

Ngjarja ndodhi rreth orë 21:45, ndërsa autorët ishin duke e pritur në një makinë 40-vjeçarin. Në momentin që ai parkoi mjetin e tij, njëri prej ekzekutorëve iu afrua dhe e qëlloi disa herë në trup dhe më pas vrasësit u larguan me shpejtësi.

E gjithe skena mesa duket eshte kapur nga kamerat e sigurise se nje hoteli ngjitur me shtepine e viktimes. Autoret, qe mendohet se kane qene kater, dyshohet se kane pritur per nje kohe te gjate ne ate te rruges derisa ka ardhur Gramoz Mema.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ende nuk dihet shkaku i ekzekutimit të 40-vjeçarit Gramoz Mema, ndërsa hetuesit pervecse kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të hoteleve rreth zonës,  po punojnë për identifikimin e autorëve.

 

Nga ana tjetër u është marrë dëshmia fqinjëve dhe të afërmve të 40-vjeçarit për të zbuluar nëse ka pasur konflikte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Viktima ishte pronar i një lokali në zonën e Ksamilit. Ai nuk rezulton me precedent penal, ndërsa disa vite më parë kishte jetuar në Angli. 40-vjeçari Gramoz Mema jetonte vetëm me të ëmën.