Mësohet se Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës.
Sipas hetimeve të SPAK pallati ka pësuar dëmtime të rënda në tërmetin e 26 nëntorit, dhe banorët kanë bërë kallëzim për Dakon dhe ish zyrtarë të tjerë për vrasje masive të mbetur në tentativë.
Hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.
Ndërkohë që po vijon punë për kapjen edhe të ish zyrtarëve të tjerë për të cilët është lëshuar urdhër-arresti nga SPAK.
Burime për Vizion Plus, bëjnë me dije se janë lëshuar 10 masa arresti, 7 arrest me burg, përfshi edhe Vangjush Dakon, e 3 arrest shtëpie, për tre zonja.