45-vjeçari shqiptar sulmoi çiftin në Greqi me një tërbim të paparë, siç rezulton nga autopsia e kryer mbi viktimat. Çifti nuk pati kohë të reagonte kur vrasësi u vërsul kundër tyre me një sëparë apo hanxhar në dorë. Sipas mediave greke, ai goditi dy herë në kokë 42-vjeçarin Ioannis Zonitsa, farmacist, dhe një herë në zemër. Më pas ju kthye ish-të dashurës së tij ukrainase.

 

Ai u përpoq ta godiste atë në kokë. Ajo bërtiste e frikësuar. Mes lotësh, vrasësi shqiptar, e goditi atë tre herë në kafkë me sendin e mprehtë. Me një goditje tjetër edhe më të fortë, 45-vjeçari i preu arterien karotide që furnizon trurin me gjak, duke e lënë të vdekur në vend ish-të dashurën dhe të masakruar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vrasësi ishte kujdesur për gjithçka… Ai u arratis nga skena e krimit me makinën e farmacistit. Para se të niste arratinë, ai mbylli derën me çelës dhe vendosi dry në derën e gardhit. Më pas u nis me makinë deri në zonën e Betlehemit ku kishte lënë makinën e tij. Para se të bënte ndërrimin e makinave, shqiptari hoqi rrobat e tij të përgjakura, i dogji bashkë me maknën për të zhdukur gjurmët dhe u largua me mjetin e tij.

 

Autoritetet e kanë ende të paqartë se çfarë ndodhi me celularët e dy viktimave. Ata nuk u gjetën në vendin e ngjarjes dhe dyshimet e para janë se ato i mori autori i krimit makabër. Grupi hetimor dyshon se në celularë ka mesazhe kërcënuese që shqiptari i kishte dërguar çiftit. Kjo pasi pista kryesore e vrasjes është xhelozia shqiptarit për ukrainasen sepse ai nuk pranoi ndarjen me të. Gjithashtu, njerëzit e afërt të saj kishin pohuar se ajo ishte e frikësuar nga natyra e tij e dhunshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia po kërkon vrasësin shqiptar kudo dhe fotot e tij janë shpërndarë në të gjitha pikat e daljes nga vendi. Por deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e tija dhe dyshohet se 16 orët që kaluan derisa u gjetën trupat e pajetë mund të jenë shfrytëzuar nga autori për t’u arratisur në Shqipëri.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";