
Detaje të reja janë zbarhdur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Bërxull, ku një fëmijë i mitur humbi jetën, si pasojë e përplasjes së dy makinave.
I mituri, mësohet se ka qenë duke qëndruar në lokalin e babait të tij, kur një nga makinat, e cila ka qenë me shpejtësi të lartë, ka hyrë brenda lokalit dhe ka shkatërruar fasadën e jashtme.
Advertisement
Në vendin ku ndodhi aksidenti, banorët janë shprehur se aty nuk ka asnjë sinjalistikë, dhe shprehin shqetësim për ngjarjen e rëndë, teksa paralajmërojnë edhe një protestë.