Ekspertiza mjeko-ligjore ka publikuar të dhëna tronditëse në lidhje me vrasjen e 31-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Greqi.
Sipas ekspertizës, e reja është qëlluar me një thikë 28 cm të gjatë dhe ka pasur dy plagë të rëndë në qafë.
Ndërkohë, 40-vjeçari shqiptar u dërgua në gjykatë dhe më pas iu dorëzua komisariatit, ku do të lihet në qeli deri në marrjen e një dënimi. Florand Shehu është shfaqur kokë ulur para gjykatës të Athinës, ndërsa mësohet se para trupës gjykuese ai ka qëndruar i heshtur.
Ngjarja makabre u regjistrua në lagjen “Dhafni”, në Athinë në banesën e çiftit. Viktima është Anisa Shehu, 31 vjeçe nga Elbasani, ndërsa autori i dyshuar i krimit të rëndë është 40-vjeçari Florand Shehu nga Tepelena.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";