DETAJE/ Sherri mes të miturve në Tiranë pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit, policia gjen 3 thika

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DETAJE/ Sherri mes të miturve në Tiranë pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit, policia gjen 3 thika

Pesë të mitur u konfliktuan fizikisht ditën e djeshme pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se sherri mes të miturve dyshohet se ka ndodhur pak minuta pas përfundimit të lojës në basketboll për pikët e lojës.

Në konflikt janë përfshirë 2 grupe tifozërish, njëri që ishte para godinës dhe tjetri që po vinte drejtë pallatit.

Advertisement

Këta të fundit, në ardhje kanë ndezur flakadanë dhe shashka, duke acarur grupin tjetër.

Në këtë moment nisën të shpërndahen dhe vetëm disa mbetën.

Njëri prej të miturve kishte një shkop dhe ka nisur konfliktin me të tjerët.

Nga pala tjetër njëri ka hequr rripin e pantollonave dhe kanë nisur rrahjen.

Advertisement

Pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi ka qenë një patrullë e Komisariatit nr. 2 dhe një tjetër e Shqiponjave që kanë ndërhyrë menjëherë për të ndarë sherrin.

Pas shoqërimeve në komisarit u bënë kontrolle dhe në oborrin e pallatit, ku u gjetën 3 thika, të cilat nuk janë përdorur gjatë sherrit por janë dërguar për ekspertim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy